Qytetarët i vlerësojnë pozitivisht zhvillimet për çështjen e emrit dhe presin zgjidhje të shpejtë. Një pjesë e tyre mendon që ndryshimi i emrave të rrugëve dhe momumenteve nuk duhet të jetë problem i madh. Megjithatë, sipas tyre, kjo çështje nuk do të këtë ndonjë ndikim të madh në përditshmërinë e tyre dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.

“Nuk jam shumë optimist për këtë temë. Megjithatë kjo është një temë e ndjeshme dhe do duhet pak më shumë kohë për atë. Është pozitive që ka dialog po për çdo rast mendoj që duhet të jemi më të vëmendshëm rreth asaj se si do bëhet. Gjithsesi duhet të konsultohen njerëzit profesionistë që dinë më mirë se si duhet zgjidhur”.

“Emri do të vij për kohë të shkurtër, unë shpresoj dhe duhet të ndodh kështu, jam optimist’.

“Nuk e di, do bëhet emri, por ç’do të bëhet me popullin? Përfaqësuesit diktojnë si duan vet si shembull të ndërrohet flamuri, Kushtetuta të ndërrohet, emrat e rrugëve të ndryshohen por ne asgjë s’kemi kërkuar”.

“Mendoj që do të prolongohet pak. Përderisa faktorët politik të paralajmërojnë tensione afatgjata në interes të fitimit të pikëve politike, njerëzit tashmë presin që kjo çështje të rregullohet në interes të të dyja palëve”.

“Takimi mes dy liderëve është i mirë, mendoj që tash do dakordohen shtet me shtet dhe do ta zgjidhin çështjen. Ndryshimi i emrave nuk është problem, nuk është kushedi se çka, është thjeshtë rrugë”.

“Po. mendoj se po edhe atë sa më shpejtë. Jam shumë optimist që sa më shpejtë të kemi zgjidhje për emrin. Sa më shpejtë, më mirë për ne. Takimi që u bë me liderin e Greqisë dhe të Maqedonisë është diçka pozitive, një plus i madh për ne”.