Alkooli është pothuajse tejet i përdorur anembanë botës.
Newcastle mund të bëhet qyteti i parë anglez që do të prezantojë një taksë të re për pijet alkoolike, në një përpjekje për të reduktuar problemet e lidhura me alkoolin.
Politika do të thotë se të gjitha klubet, dyqanet të ngarkuar me alkool, tani e tutje do të paguajnë taksa më të larta dhe me rigoroze.
Si e tillë, një shishe me tri litra alkool do të rritet shembull nga 3.60 në 11 pounda britaneze, transmeton Indeksonline.
Nëse planet shkojnë kësisoj, Newcastle do të jetë vendi i parë në Angli, që sjellë një strukturë tjetër të çmimeve.
Ky veprim erdhi pasi policia në bazë të burimeve të shumta ka deklaruar se alkooli është duke u pirë në atë masë të qumështit.
Ndërsa një raport i kohëve të fundit nga Fondacioni për Kërkim dhe Arsimim në Alkool (FARE), tha se rritja e çmimit të alkoolit mund të rritë të ardhurat nga taksat, të cilat pastaj mund të shpenzohen në sistemin shëndetësor.
Vitin e kaluar Skocia njoftoi se do të bëhej vendi i parë në botë për të futur një çmim maksimal për shitjen e alkoolit në një përpjekje për të frenuar pijen e dëmshme të alkoolit të lirë dhe super të fortë.