“Mund të them se përnjëherë u bëra shumë interesant për të gjithë liderët evropian. Në ditë kam së paku dy ftesa për të biseduar me kryeministra, një president dhe një komisionar”, kështu deklaroi sot presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, pasi vendosi lule para përmendores së vëllezërve Kirilli dhe Metodi në Sofje.

– Advertisements –

Të mos harrojmë shtoi më tej Radev se bullgaria është anëtare e Unionit Evropian dhe kjo do të thotë shumë, ndërkohë që do të drejtohemi tek anëtaret tjera të BE-së për solidaritet.

“Është e rëndësishme që Bullgaria si një anëtare e përgjegjshme të mos lejoj që brenda Unionit të futen probleme”, tha Radev, njofton korrespodenti i MIA-s nga Sofja.

Radev madje tha se rruga evropiane e republikës së Maqedonisë kalon përmes Sofjes dhe se ajo është rruga për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Ai madje tha se Bullgaria i zhvillon marrëdhëniet mes dy vendeve në frymën e besimit, miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.