Në nënkulmin e fabrikës në rrugën “Shën Spaso Radovishki” në Radovish, dje në mëngjes, rreth orës 8.00, 73 vjeçari D.R. e ka gjetur trupin e pajetë të djalit të tij 48 vjeçarit D.C.

Sipas policisë, kontroll në vendngjarje ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit Policor në Radovish ku është konstatuar se vdekja është shkaktuar si pasojë e helmimit me insekticid.

Në pajtim me Prokurorin Publik, trupi i të vdekurit iu është dorëzuar familjes për varrim.