Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se janë të pavërtetë artikujt në mediat gjermane, se pas krijimit të tregut të përbashkët rajonal nën drejtimin e Serbisë, fshihet ideja e rikrijimit të Jogosllavisë së re.

“Projekti evropian mbështetet në frymën evropiane të bashkëveprimit, nuk përbën zgjidhje alternative dhe nuk ka broçkull më të madhe për t’u evidentuar sesa broçkulla e rikrijimit të Jugosllavisë”, tha Rama.

Kryeministri u pyet në konferencën për shtyp edhe per ministrat teknikë për çka tha prerazi se mandati i tyre ka përfunduar dhe duhet të lënë postet.

Interesit të medias nuk i shpëtuan as atletet e Kryeministrit në Samitin e Triestes, për të cilat u shkruajt edhe në mediat e huaja.

“Atje është një botë ku njerëzit e kanë mbyllur këtë çështje dhe nuk kam ndërmend të merrem me ata që jetojnë në kohën e shfaqeve të huaja, të Saliut të vjetër”, theksoi Kryeministri. /TV KLAN/