Pas takimit të zhvilluar në Durrës, kryeministri Edi Rama ka shtruar darkë për 5 homologët e Ballkanit.

Mësohet se të pranishëm në këtë darkë janë kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kreu i qeverisë së Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje- Hercegovinës Denis Zvizdiç por edhe komisioneri Johannes Hahn si dhe Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller.

Darka ka nisur prej orës 19:00 të mbrëmjes në një nga restorantet e kryeqytetit.