Tërheqja e stafit diplomatik serb nga Shkupi ka qenë vendim i papritur. Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat serbe, duke theksuar se vendimi do të sqarohet, ndërsa Ministria e Jashtme e Maqedonisë është informuar shkurt se stafi diplomatik është thirrur në Beograd për konsultime.

Ndërsa, doktori i shkencave poltike dhe marrdhënieve ndërkombëtare Sadri Ramabaja për Zhurnal.mk thotë se verifikimi i fakteve se bashkë me militantët e VMRO-DPMNE-së në Parlament, në sprovën për PUÇ më 27 prill, ishte edhe zyrtari i BIA-s, Goran Zivaljevic, ndërkaq prapa këtij PUÇ-i që e pat shpënë Maqedonin në vdekje klinike, e sjell Serbin para një skandali diplomatik klsaik.

“Serbia me këtë rast, duket hapur se për ta realizuar agjendën e vet politike në Maqedoni, mbajtjen në pushtet të VMRO-së, kishte hedhur në veprim gjithë arsenalin e vet të spiunazhit, duke mos çarë kokën fare për konventat ndërkombëtare që rregullojnë përkufizimin e veprimit të diplomaëtve – konkretisht Konventën e Vjenës dhe Protokollin diplomatik. Por, kjo tërheqje e diplomatëve serb nga Shkupi nuk është e rastësishme pikërisht në këtë kohë dhe moment. Maqedonia është vendi më i vogël në Ballkan, megjithatë ajo ka kohë që është shndërruar në pikën më nevralgjike të përballjeve me karakter gjeostrategjik”, thekson Ramabaja për Zhurnal.mk

Sipas tij, në Maqedoni tashmë është stacionuar numri më i madhë i diplomatëve amerikan në rajon. Ofenziva serbe, duket e koordinuar me atë ruse, që dështoi në puçin e sprovuar në Podgoricë dhe në Shkup këtë vit, është sinjali më i qartë i një rifillimi ët një Lufte të Ftohtë edhe në këtë pjesë të Evropës me Perendimit dhe Rusisë.

“Fatkeqësia ëshët se Beogradi tutje shërben si trampolinë e interesave ruse në Ballkan. Tërheqja e diplomatëve serb nga Maqedonia është një përpjekje dëshpruese për t’ i ikur përballjes me realitetin që do ta shpërfaqte Gjykata tashmë i pakontrollueshëm dot nga VMRO. Sidoqoftë, tërheqja e diplomatëve mund të mirret edhe si një pranim publik i disfatës nga ana e Beogradit”, nënvizon Ramabaja.