Ish-deputeti Ismet Ramadani, në një intervistë për Nova TV ka dhënë një formulë të re se si mund të formohet qeveria e re në rast se kryetari Ivanov zgjedh t`i bindet dëshirave të VMRO-DPMNE-së.
Nëse në ndërkohë LSDM arrin përkrahje prej 61 deputetësh do të mund të thirret parlamenti dhe të zgjidhet një herë kryetari i ri dhe mandej edhe qeveria duke anashkaluar në këtë mënyrë lojërat politike që mund t`i ketë menduar Ivanovi.
Ramadani është i mendimit se nën ndikimin e nënkryetarëve të partisë, kryetarë komunash, BDI do të koalicionojë më LSDM-në, për shkak se nuk i konvenojnë zgjedhje të reja ku e pret një rezultat edhe më i dobët se ai i 11 dhjetorit.
Në këtë mënyrë edhe VMRO-DPMNE do të paguajë çmimin për politikat antishqiptare dhe nëse nuk reformohet do të ngelet gjithnë edhe më e izoluar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.