Naim Maloku ka folur rreth takimit të sotëm të presidentes Atifete Jahjaga me liderët e partive politike.
Ai ka thënë se Ramush Haradinaj dhe opozita në përgjithësi nga takimi i Presidencës do të dalin më të fuqishëm. “Të gjithë ata që po dyshojnë në Ramushin, po e krahasojnë me vetveten…Ramushi, por edhe opozita nga ky takim në Presidencë do të dalin edhe më të fuqishëm”, ka shkruar Maloku në profilin e vet në “Facebook”.