Komiteti Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve (KNMG) ka publikuar në faqen e tyre të internetit të dhëna që tregojnë se në cilat pjesë të botës autoritetet po dështojnë kur bëhet fjalë për zbardhjen e vrasjeve të gazetarëve.

Somalia është vendi më i keq në botë për të pestin vit radhazi kur bëhet fjalë për ndjekjen penale të vrasësve të gazetarëve, thuhet në Indeksin Global të Komunitetit për Mbrojtje të Gazetarëve(CPJ). Lufta dhe paqëndrueshmëria politike kanë nxitur një cikël vdekjeprurës dhune.

13 vendet në botë që kryesojnë me listën paraqesin një përzierje rajonesh ku ka konflikte dhe vende më të qëndrueshme ku grupet kriminale, politikanët, zyrtarët qeveritarë dhe “aktorët” e tjerë të fuqishëm i drejtohen dhunës për të heshtur raportimet kritike dhe hetimore.

Filipinet kanë qenë në mesin e pesë vendeve më të këqija gati çdo vit që kur ka filluar të publikohet indeksi në vitin 2008.

Gjatë periudhës 10-vjeçare të hulumtimit, që përfundoi më 31 gusht 2019, 318 gazetarë janë vrarë derisa kanë qenë duke kryer punën e tyre, ndërsa në 86% të këtyre rasteve, dorasit nuk janë sanksionuar . Vitin e kaluar, CJP ka vërejtur mosndëshkim të autorëve të krimit në 85% të rasteve.