Deputeti i ASH, Syrja Rashiti në emisionin debativ nē TV Shenja, duke debatuar për çështjen e buxhetit theksoi se ne vlersojmë që ky buxhet ishte tepër i lartë dhe ishte çështje kohe kur do bëhej ribalanc, përveç mungesave dhe problemet e shumta që kanë komunat unë do të përmend dhe disa shifra shumë shqetësuese sidomos në sferën e Kulturës.

P.sh. Nga gjithësej 4 milion euro mjete buxhetore për kulturë vetëm Kërçova dhe Vrapçishti marrin gjithsej 49 mijë euro që i bie 1.2% nga mjetet buxhetore për kulturë që ju ndahet komunave, kjo shifër është shumë shqetësuese dhe askush nuk mban përgjegjësi dhe nuk e ndjen të arsyeshme të jep llogari për këtë gjendje, e kam fjalën për partitë shqiptare në pushtet se sa kujdesen për kulturën shqiptare.