Në Gjykatën Penale sot duhej të zhvillohej seanca gjyqësore për rastin “ryshfet” në të cilën akuzohet Kryemistri Zaev.

Seanca e fundit u shty me kërkesën e Prokurorit Publik, i cili e njoftoi gjykatësin e ri, Darko Todorovski, se ai nuk mund të ndiqte këtë seancë.

Zaev për rastin “ryshfet” akuzohet se ka kërkuar ryshfet 160.000 euro nga biznismeni i Strumicës, Ivan Nikolov për legalizimin e tokës ndërtimore.

Ky rast u anulua për më 6 mars shkaku i kërkesës së palës mbrojtse të të akuzuarit Zaev.