Partitë opozitare sot kanë reaguar ndaj aplikacionit për regjistrimin online për diasporën.

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE tha që me mos funksionimin e aplikacionit përgjegjësi duhet të mbaj drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simovski.

Ai tha se ky sistem i regjistrimit është jo efikas.

Drejtori i Entit Shtetërorë për Statistika Apostol Simovski është që të mos kërcohet me dënime me burg për qytetarët por ai vetë të mendoj sipas ligjit për regjistrim neni 41 ku thotë që drejtori është përgjegjës përndjekur penalisht me mos funksionimin e sistemit apo shkatërrimin e sistemit, ky sistem jo funksional ku kemi vërejtur që disa qytetarë kanë hyrë, nuk është faj i qytetarëve por është faj i drejtorit që ka harxhuar para të qytetarëve ku kemi sistem jo efikas”, tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Edhe deputeti nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Halil Snopçe tha se kanë marr shumë ankesa nga mërgimtarët që po hasin në vështirësi gjatë regjistrimit online.

“Unë kam një listë të ankesave por pjesa hyrëse e presit ishte që të bëjmë apel ndaj mërgimtarëve ka shumë probleme janë detektuar që në ditën e parë psh, kemi vërejtje të qytetarëve disa pyetje të pyetësorit të cilët janë shqip dhe përgjigjet e mundshme janë vetëm maqedonisht pra kjo duhet të evitohet.

Problemi tjetër është që nuk e pranon numrin amë, pastaj askund nuk pyetet për qëndrimin e fundin në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Halil Snopçe nga ASH-AAA.

Enti Shtetëror i Statistikave përmes një kumtese mohon pretendimet e shpalosura në disa media, se kërkesa për regjistrimin e diasporës është hakuar, duke i vlerësuar informacionet e tilla si të pasakta dhe destruktive.