Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi u njoftua se Specialja ka refuzuar kërkesën për mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në liri.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës, janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ndryshe, një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar sot kërkesën për mbrojtje në liri të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime në luftën e Kosovës për liri.

Ky panel nuk ka marrë në konsideratë argumentet e ofruara nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa duket qartazi se ka mbajtur linjën e njëjtë me Prokurorin Jack Smith dhe Gjykatësin Paraprak, Nicolas Guillou, ndonëse të tri këto organe do të duhej të funksiononin si të pavarura nga njëra-tjetra./Telegrafi/

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/3448941461874248