Aktivisti nga Tetova, Arianit Xhaferi ka ironizuar në rrjetin social facebook pas fitores së Italisë në Eurovision Song Contest. Xhaferi ka përdorur rastin e ngritjes së kupës së Shkëndijës, ditë më parë kur u shpall kampione e Ligês së Parë të Maqedonisē. Shumë kritika erdhën pasi kreu i BDl-së, Ali Ahmeti dhe paria e partisë së tij morën pjesë në organizimin e festimit të titullit. Në fund, Ali Ahmeti me bashkëpartiakët e tij u afruan tek lojtarët dhe e ngritën kupën, sikur ata ta kishin sjellë titullin, përcjell in7.

Menjëherë pasua reagimet, duke akuzuar për përzierje të politikës në sport, aty ku nuk e ka vendin. Shumë fotografi u shpërndanë në rrjet nga kushtet e mjerueshme të stadiumit ku luan dhe ushtron Shkëndija e Tetovës.

Një ndër kritikët më mëdhenj padyshim ka qënë Arianit Xhaferi nga Eco Gueгilla. Ironia e tij ka vazhduar edhe gjatë finales së Eurovision Song Contest. Sipas Xhaferit, ekipi fitues i Italisë kanë reaguar dhe kanë kërkuar që kupën e tyre ta ngrejë lartë pikërisht Ali Ahmeti.

“Reagon Italia, fituesi i eurovisionit:
Trofeun tonë duhej ta ngrejë lartë Ali Ahmeti dhe Teuta Arifi”, ka shkruar aktivisti Ariani Xhaferi në facebook. Ndërkaq, një hije dyshimi për ngjarjen e mbrëmshme la edhe mënyra e votimit. Maqedonia e Veriut pikëy maksimale ia dha Sërbisë, ndërsa çuditërisht, Shqipërisë nuk i dha asnjë pikë./in7.tv/