Si në cdo cikël zgjedhor edhe këtë herë BDI vazhdon me avazin e vjetër të poshtër duke kërcënuar popullatën për interesa partiake. Sot kishim rastin që në seline e degës LR PDSH – Saraj të na ankohen shumë qytetarë të komunës Saraj për kërcënimet që ju bëhen nga njerëzit e BDI-së gjegjësisht nga shefi i shtabit Isni Jakupi dhe drejtorit të shkollës së mesme në Saraj Bedri Gjureci nga Rashçja. Administratorë, profesorë, arsimtar dhe qytetarë ishin të kërcnuar që të marin pjesë në tubimin e BDI-së në Saraj ku prezent ishte edhe vete Kryetari i BDI Ali Ahmeti. Nga friga që Ali Ahmeti mos ta gjen sallën e boshatisur ata kërcënuan tërë ditën njerëz që të marrin pjesë në këtë tubim. Ne si degë e LRPDSH – Saraj e dënojmë këtë veprim të poshtër nga anëtarët e BDI-së të cilëve siq duket janë të vetëdishëm se ju ka ardhur fundi. Mund të kërcënoni 100 apo 200 njerëz por një popullatë të tërë nuk mundeni ta kërcënoni, dhe mu kjo popullatë e Sarajit do të ju dënon me votë në ditën e zgjedhjeve pikërisht për veprimet e këtilla që ky subjekt politik i bën mbi 10 vite në çdo proces zgjedhor Ne si degë e LRPDSH -Saraj kemi informuar edhe ndërkombëtarët për kërcnimet që ju është bërë qytetarve të sarajit nga ana e BDI, ata ishin te shqestuar për ndodhin.