Vendimi i  pamatur Ministrit të ri të  Shëndetësisë, Venko Filipçe për largimin e  të gjitha teksteve në gjuhën shqipe nga  webfaqja  zyrtare e  dikasterit  të shëndetësisë http://zdravstvo.gov.mk/, ka shkaktuar indinjatë të thellë të qytetarëve shqiptarë  në Maqedoni,  si dhe të ish ministrit Taravari, përcjell fol.

Pas publikimit të këtij skandali nga portali fol, ka reaguar ashpër edhe ish Ministri tashmë kryetarë i Komunës së Gostivarit Arben Taravari.

Taravari në reagimin e tij, vendimin e cilëson si të turpshëm dhe si krim që ju bëhet shqiptarëve, për më tepër kur kujtojmë faktin e  dhimbshëm që vet BDI  ka insistuar që kjo Ministri  ti merret Aleancës dhe t’i jepet Venko Filipçes së LSDM-së.

Ja dhe reagimi i plotë i z Taravari:

”Jam informuar se, nga faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë janë fshirë të gjitha informacionet në gjuhën shqipe.
Sigurisht që është akt i turpshëm për të cilin askush nuk duhet të ketë justifikim!
Unë si ish-ministër i Shëndetësisë, në emër të ekipit që punuam që Ministria të fliste dhe shqip, si qytetar i këtij vendi, si mjek e si shqiptar, kërkoj të merren masa urgjente për këtë rast jokorrekt që bëhet pikërisht në kohën kur Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti po tundin këmbanat për në NATO!
Në mënyrë të veçantë ky krim ndaj popullit shqiptar bëhet më i dhimbshëm kur kujtojmë që ka qënë vet partia shqiptare e BDI-së që ka insistuar që kjo Ministri t’i jepet z.Venko Filipçe (zotërisë që ka urdhëruar fshirjen e gjuhës shqipe nga web-faqja zyrtare e Ministrisë). Ka qënë një debat publik tepër i ndjeshëm ku BDI-ja këmbënguli që kjo Ministri t’i hiqej ASH-së dhe t’i jepej LSDM-së!
E ja tani kush është pasoja e parë e rëndë nga kjo përzgjedhje!
Unë i kërkoj përgjegjësi Zoran Zaevit aq shumë sa i kërkoj shpjegime të menjëhershme BDI-së për këtë rast që shpreh qartë albanofobinë e frikshme në këtë vend, thuhet në reagimin e Taravarit.

Pa respekt
Arben Taravari
P.Sduke mos informuar pacientin dhe qytetarët në një gjuhë të kuptueshme për të tregon indiferencë ndaj të drejtave të tij racore dhe shëndetësore.

 

Duhet përmendur se për  herë të parë  nën drejtimin  Arben Taravarit të  ASH-së Ministria e Shëndetësisë filloj të flas edhe shqip, megjithëse para tij në disa raste këtë dikaster e kishin drejtuar kuadro të BDI-së, përfshirë edhe zv Kryeministrin e sotshëm për eurointegrime Bujar Osmanin, e përfolur për afera koruptive./fol.mk