Rigerta Loku duket se nuk e ka thënë gjithë të vërtetën e realitetit të fshatit Rrushkull të Mirditës, në fjalimin e mbajtur në kuvend tre ditë më parë.

Bashkëfshatarët e saj thonë se jetojnë më keq. Kamera e Ora News udhëtoi drejt Perlatit të Mirditës, zonës ku jeton Rigerta Loku gruaja që fundjavën e shkuar përloti shumë nga ata që e ndoqën në sallën e Kuvendit të Shqipërisë por dhe që shkaktoi një sërë reagimesh pro e kundër në rrjetet sociale.

Realiteti në Rrushkull, fshati ku ndodhet dhe ferma e dhive e Rigertes,  është edhe më i vështirë nga sa e përshkroi ajo.  “Në fshatin Rrushkull realiteti është i hidhur nuk ja ujë, rrugë, qendër shëndetësore apo shkollë. Ndërkohë banorët e kësaj zone jetojnë me shpresën se pas fjalimit të saj në parlament situata do të ndryshojë” thotë gazetari qe ka realizuar kroniken.