Diskutimi për Rebalancin e Buxhetit do të vazhdoj edhe sot në Kuvend por jo në seancë plenare por para komisionit për financim dhe buxhet ku para deputetëve ndryshimet e buxhetit do t’i arsyetojë ministri i financave Dragan Tevdovski.

Ndryshimi i buxhetit, sipas Qeverisë së Maqedonisë do të thotë ndryshime edhe në harxhime dhe në investime kapitale në shtet.

Përparësi ju jepet nevojave të qytetarëve në ”dëm” të reklamave qeveritare dhe promovimeve për investim në Maqedoni.

Udhëtimet zyrtare, reprezentacionet e zyrtarëve, prezentimet ekonomike dhe harxhimet e kota, sipas Tevdovskit, do të hiqen dhe do të zëvendësohen me harxhime kapitale.

Pjesë nga rebalanci është edhe heqja e taksës radiodifuzive dhe rritja e pagës minimale në 12 mijë denarë.