Aleanca për Shqiptarët dit më parë mbajti Kuvendin e tretë dhe doli me qëndrim për të mbështetur Referendumin por me disa kërkesa që kanë të bëjnë kryesisht me statusin e shqiptarëve e që nuk janë përfshirë në marrveshjen me Greqinë.

Sipas Ziadin Selës, ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin pas referendumit patjetër të përfshijnë dhe çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët si gjuha dhe kombsia sepse janë çështje kyçe për stabilitetin e brendshëm të vendin,prandaj ka nevojë që të arrihet një marrveshje e brendshme mes Maqedonasve dhe Shqiptarëve për të përcaktuar qartë pozitën e shqiptarëve në vend.

Edhe Intelektualët shqiptarë të mbledhur rreth inciativës qytetare dolën me qëndrime të ngjajshme sa ju takon ndryshimeve Kushtetuese dhe pozitës juridike të Shqiptarëve.
Ata kërkuan që ndryshimet kushtetuese të përfshijnë disa çështje që kanë të bëjnë me gjuhën dhe kombsinë që të njejtat të bëhen kategori kushtetuese.