Komisionit Qendror Zgjedhor rus sot e refuzoi kërkesën e Aleksej Navalnit që të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Navalni, i cili është i njohur si organizator i protestave kundër presidentit rus Vlladimir Putin, të cilin e akuzon për korrupsion, konsiderohej njëri ndër kandidatët më serioz i cili mund ta sfidojë shefin aktual të shtetit rus.

Shkak për të cilin Komisioni Zgjedhor e refuzoi kandidaturën e tij është pasi ai është i dënuar për mashtrim.

Navalni pohon se procesi gjyqësor kundër tij ka qenë i motivuar politikisht.

Ai menjëherë ka reaguar me thirrje deri te ithtarët e tij që t’i bojkotojnë zgjedhjet.

Me largimin e Navalnit, kundërkandidat më serioz i Putinit do të jetë Pavel Grudinin nga Partia Komuniste, i cili e zëvendësoi kandidatin e “përjetshëm” komunist për president, Genadij Zjuganov.