Rekord! Dua Lipa shqiptarja e parë që arriti gjysmë-miliardëshin
Autori: Lajmi.netEntertainmentShowBiz8:01, 31 October 2017

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa po shënon arritjet më të mëdha në karrierën e saj.

Pas disa projekteve që këngëtarja ka realizuar dhe që padyshim i kanë hapur rrugët këngëtares drejt sukseseve ajo solli edhe një super-hit, shkruan lajmi.net.

Është kjo kënga “New Rules”, ky projekt po i tejkalon parashikimet e këngëtares dhe së fundi ajo njoftoi për një arritje tjetër.

Dua Lipa me këngën “New Rules” ka shkelur shifrën prej gjysmë-miliard shikimesh në kanalin YouTube.

Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku tregon reagimet e fansave të cilët e dëgjonin për herë të parë “New Rules”.

Një prej elementeve që atyre u bënte përshtypje krahas gjithë realizimit të këngës ishte pjesa kur Dua ecte mbi ujë në një pishinë, për të cilën gjë edhe ajo kishte treguar se ka qenë njëra prej skenave më së vështirë të realizueshme.

Një tjetër kosovare që i afrohet kësaj shifre të klikimeve është Era Istrefi me ‘Bon Bon’ e cila deri tani ka ‘kapur’ shifrën prej 463 milionë klikimesh.

Kujtojmë që Dua Lipa është e nominuar në tri kategori në eventin “MTV EMA”.