Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune profesorët universitarë Xheladin Murati dhe Hasan Jashari, që janë edhe drejtues të Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Art në RMV.
Dy mysafirët uruan rektorin Zeqiri për detyrën e re, ndërkohë informuan atë me vaprimtarinë dhe aktivitetet e Akademisë ku bëjnë pjesë.
Rektori Zeqiri informoi dy bashkëbiseduesit me programet studimore që ofron UNT, me hulumtimet shkencore, procesin e regjistrimit të studentëve dhe me kushtet në të cilat funksionon UNT.
Të dy institucionet e rëndësishme kombëtare shpalosën idetë e tyre për fushat e bashkëpunimit të ardhshëm , hulumtimin shkencor dhe projektet në sferën e arsimit.