Sipas Entit Shtetëror Statistikor, Hekurudhat e Maqedonisë , vitin e kaluar kanë shënuar performancën më të keqe historike në operim.

Shifrat tregojnë se Hekurudhat e Maqedonisë , në vitin 2016 , kanë pasur volum më të ulët të punës si në transportin e mallrave ashtu edhe në transportin e udhëtarëve. 

Gjatë tre muajve të fundit të vitit 2016, me transport hekurudhor kanë udhëtuar vetëm 162 mijë udhëtar , që do të thotë 54% më pak në krahasim me vitin 2015. 
“Me të vërtetë ka një rënie frapante të përdorimit të transportit hekurudhor. Gjatë viteve 80-të kemi pasur rreth 6 milion udhëtar, kurse tani kemi vetëm 1 milion udhëtar.” , tha profesori universitar, Zoran Karakutovski. 

Rënie pat edhe në transportin e mallrave, ku gjatë vitit të kaluar janë transportuar rreth një million mallra nëpërmjet transportit hekurudhor, që do të thotë 40% më pak në krahasim me transportin rrugor