Disa rrugë në komunën e Çairit ditëve të fundit janë fëlliqur dhe shkaravitur me mbishkrime të ndryshme të cilat mbajnë motot dhe numrat e Lëvizjes Besa për zgjedhjet lokale, gjë që ka shfaqur shqetësim të jashtëzakonshëm tek banorët e kësaj komune të cilët pasi kanë parë këto mbishkrime shqetësimin e tyre kanë nisur të shprehin edhe në rrjetet sociale, transmeton Zhurnal.mk

Mbishkrimet krahas rrugëve që janë shënuar të njejtat janë vendosur edhe nëpër shkolla dhe murre të ndryshme gjithandej objekteve në komunën e Çairit.

Reagimi nga banorët dhe shoqatat e ndryshme vijnë dhe pyesin se çfarë do të bëjnë këta sikur të vijnë në pushtet derisa kur nuk janë në pushtet po dëmtojnë me të madhe pronën publike e madje shqetësojnë jashtëzakonisht shumë dhe banorët e gjithë komunës.

“Nëse mendoni ju se me këso shkarravinash do ta nderoni Çairin, gaboheni shumë! Ne duam Çair të pastër e jo shkarravina rrugëve, kjo fushat e juaj nuk i përngjan as për së afërmi asaj për të cilën flitni! Ju lutemi shkoni e fshini këto shkarravina që i keni bërë. DÇP”, kështu shkruan dhe në faqen në facebook ‘Duam Çair të pastër’.

Naiviteti i Zekirija Ibrahimit, kandidat i Lëvizjes BESA për Çair vetëm sa vjen e thellohet para zgjedhjeve lokale, të 15 tetorit.

Në mungesë të ideve politike, programit politik dhe në mungesë të particimit politik aktiv për të mirën e shqiptarëve, demagogjia politike e tij dhe bashkpartiakëve të tij, kalon nivelin logjik të mendimit të vetëdijshëm.