Duke komentuar për ngjarrjen e 27 prillit- sulmit të Parlamentit të Maqedonisë nga Huliganë, deputeti Rexhail Ismaili shpalos disa dyshime.

Sipas tij, para mbylljes së seancës, gjegjësisht para recitimig të Himnit Kombëtar Shqiptar nga ana e deputetit të Lëvizjes BESA, Zekirja Ibrahimi,diskutim procedurale kërkuan Artan Grubi dhe Xhevat Ademi.

Veljanovski Grubit dhe Ademit nuk u dha fjalen, ndërsa Zekirja Ibrahimit ia dha për të intonuar Himnin Kombëtar. Gjithashtu Ismaili nxejrr edhe detaje tjera interesante, ku sipas tij , në momentin kur Zekirja Ibrahimi filloi të këndojë Himnin, deputeti i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski çohet në këmbë dhe u apelon deputëve të partisë së tij që të mos e pengojnë z.Ibrahimi.

Në fund z. Ismaili ngre edhe dyshimin se pse z.Veljanovski ia dha fjalên deputetit Ibrahimi dhe nuk ua dha dy deputetëve të BDI-së, Grubit dhe Ademit, pse Veljanovski kërkoi nga kolegët e tij partiak që të mos e pengojnë recitimin e cunguar të Himnit Kombëtar nga ana e Zekirja Ibrahimit dhe pse Veljanovski, si kryesues i seancës nuk e ndërpreu dhe nuk ia mori fjalë z.Ibrahimi kur ai filloi të këndojë Himnin?