Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Sulejman Rexhepi, sot e ka komentuar ultimatumin e Skender Buzakut, i cili i dha 72 orë afat për t’u larguar nga BFI-ja.

I pyetur nga gazetarët, Rexhepi tha se nuk merret me persona gej dhe se ata i dëshiron larg BFI-së.

“Ju lutem, këtu jemi sot, po flas maqedonisht që të më kuptoni kemi punë konkrete, po ndajmë certifikata për standard hallall. Nuk merrem me gej. Ata le të jenë larg bashkësive fetare”, tha Rexhepi, në eventin i cili u organizua për ndarjen e certifikatave hallall për disa kompani.

Ndryshe, pardje (e martë) Skender Buzaku tha se nëse Rexhepi për 72 orë nuk e lëshon postin e kryetarit të BFI-së, do të publikojë prova për vepra të rënda penale që i ka bërë Sulejman Rexhepi, për të cilat tha se do të shokohet gjithë opinioni në vend.