Deputeti i Alternativës dhe shefi i grupit parlamentar të ASH-AAA, Skender Rexhepi-Zejd ka injoruar shkrimet e disa portaleve ku shkruhej për gjoja kontradikta me sekretarin aktual gjeneral të Alternativës dhe kandidatin e mundshëm për komunën e Çairit, Bekim Sali. Ai ka dhënë këtë përgjigje më poshtë lidhur me pretendimet e disa portaleve:

KOT E KENI, NDRYSHIMIN NUK E NDALNI DOT…
Alternativa është subjekt politik i cili ka ideal dhe ka njerëz që me krenari e bartin këtë ideal, gjithmonë shkaku i ardhmërisë më të mirë për popullin tonë të përvuajtur një kohë të gjatë.
Dhe nga komunat më të përvuajtura dhe shkatëruara nga politikan të pandërgjegjshëm është edhe komuna e Çairit.
Prandaj, ndryshimi do të fillojë pikërisht prej këtu, sepse Çairi mbetet një ndër bastionet e Alternativës, dhe kësaj radhe pa dyshim që kryetar i Çairit do të jetë Bekimi, me të cilin do të filloj rrëzimi i diktaturës së quajtur BDI.(INA)