Zgjedhjet të mos keqpërdoren, të mos imponohen, të jenë të lira dhe demokratike. Të mos tentohet të mashtrohet me elektorati duke ua prekur ndjenjat fetare. Kështu porosisin klerik fetar dhe njohës të rrethanave politike.

Këto reagime vijnë pas retorikave të partive politike gojën plotë me tregime fetare dhe përmendje të Zotit, për qëllime partiake.

“Çdokush që tenton që fenë ta vendos në binaret e realizimit të zgjedhjeve të këtij sistemi vendor, është tentativë për mashtrim dhe keqpërdorim. Unë si kryetar i BFI-së jap deklaratën time, që të respektohet sistemi zgjedhor i vendit, i cili nuk ka lidhje as me krishterimin as me fenë islame”, porositi kreu i Bashkësisë Fetare Islame Reisi Sulejman Rexhepi.

Sa i përket keqpërdorimit të Allahut ose të fesë islame unë ua kisha tërheq vërejtjen atyre që bartin fushatën parazgjedhore, janë militant të ndonjë subjekti politik, në mënyrë

Reisi Rexhepi këshillon, siç thotë, në mënyrë shumë vëllazërore- civilizuese- islame që partitë ta kursejnë islamin si fe, ta kursejnë islamin si sistem, sepse këtu nuk veprohet me sistem islam, këtu është shteti laik.

“Të gjithë ato që e përdorin Allahun, ose kemi raste kur përdoret profeti Muhamed a.s. Kam obligim të shenjt fetar islam që të ua tërheq vërejtjen, sepse ajo mund të jetë vetëm tentativë për ta keqpërdor emrin e Allahut fuqiplotë, emrin e pejgamberit Muhamed ose emrin e islamit si fe për interesa grupore politike. Kjo është parimisht tentativë për mashtrim, Megjithatë, Kurani ua ka tërhequr vërejtjen atyre që tentojnë ta manipulojnë fenë, ta manipulojnë Zotin dhe ju thotë se ju me veprat tua tentoni ta mashtroni Zotin, por duhet të keni në dijeni se Allahu nuk mashtrohet dhe Islami nuk mashtrohet, por ju mund ta mashtroni vetëm elektoratin”, tha ai në deklaratën e tij dhënë Portalbit.

Edhe profesori universitar Mersel Bilalli ka këshilluar që duhet kujdes kur përdorim religjionin për qëllime propagandistike partiake.

“Feja keqpërdoret për qëllime politik. Feja është një domen hyjnor e moralit më të lartë, për dallim prej politikës, e cila madje edhe në vendet më të civilizuara është domen i djallit dhe i intrigave. Në të kaluarën ka pasur raste kur është thirrur edhe “Zoti është një”. Është keqpërdorim klasik i ndjenjave fetare, por edhe keqpërdorim edhe i fesë dhe Zotit për lojëra politike. Aq më shumë kur këtë dinë ta bëjnë edhe persona deri në fyt të zhytur në krim të organizuar”, theksoi për Portalb Bilalli./portalb.mk