Pushteti thitë se ekonomia është e qëndrueshme dhe tendecë për rritje ndërkohë që për ribalancin thotë se është përpiluar për të menaxhuar pasojat e pandemisë.

Opozita maqedonase, VMRO_DPMNE nga ana e saj vlerëson se qëllimi I rebalancit është ryshfet parazgjedhor.

Qeveria, e cila tashmë ka dërguar propozimin në Parlament, thotë se me buxhetin shtesë, synohet që deri në fund të vitit 2021 të përqendrohen në trajtimin e pasojave të pandemisë duke rritur vëllimin e investimeve, duke mbështetur drejtpërdrejt aktivitetet e kompanive, duke krijuar vende të reja pune përmes masave aktive të punësimit, si dhe duke mbështetur dhe zhvilluar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

VMRO-DPMNE, beson se ribalanci i buxhetit synon ryshfet parazgjedhor dhe se familjet do të futen akoma më shumë në borxh me 400 euro të reja.

“Nuk ka para për një ekonominë, nuk ka para për fermerët, nuk ka para për të ndihmuar të papunët, nuk ka para për furnizuesit e ushqimit, mjeshtrit, por ka para për transfertat sociale që është ryshfet parazgjedhor që do të paguhet përsëri nga të gjithë qytetarët. “thotë Gordana Dimitrieska Koçoska, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE.

Analisti ekonomik Arben Halili për Radio Evropa e Lirë thotë se në një kohë pandemie, një ribalanc i buxhetit është i nevojshëm për të ringjallur ekonominë, dhe kjo mund të bëhet vetëm duke shtuar investimet kapitale, infrastrukturën, duke mbështetur kompanitë dhe duke futur më shumë njerëz në procesin e prodhimit dhe shërbimit.

“Sidoqoftë, për herë të parë ndodh që qeveria të propozojë përmes ribalancimit futjen e K15 për administratën publike dhe shtetërore. Nga pikëpamja njerëzore,, normalisht, do të preferoja ta kisha për administratën shtetërore kur e njëjta gjë vlen për njerëzit që punojnë në sektorin privat. Ndër të tjera, ky K-15 mund të konsiderohet një lloj mashtrimi sepse ne e dimë se sa njerëz punojnë në administratë”, tha Halili/REL