Blerim Ahmedi, vëllau i “El Cheka-s”, që udhëhoqi protestat e kaluara , në një prononcim për gazetën “Lajm”, fton shqiptarët që sërish t’i bashkangjiten protestës së radhës , që do të mbahet  më datë 14 shtator, në Shkup me fillim ngaora 14:00 në Sheshin ”Skënderbe”.

, nën moton: “Marshim drejtë Parlamentit”. “kjo  protestë da ta nis nga Sheshi “Skënderbe” në Shkup, e për të marshuar më pas drejtë Kuvendit  të Maqedonisë.

Arsyet për të protestuar mbetet e njëjta. Protestojmë kundër sjelljes së BDI-së në pushteti tanimë disa vite me radhë, përkeqësimit ekstrem të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, që po shoqërohet me ikjen masive të rinisë shqiptare, pastaj për arsye të vrasjeve të shqiptarëve, burgosje, raste të montuara dhe shumë e shumë planeve tjera kundër të drejtave të shqiptarëve”, ka thënë për Gazetën “Lajm”, Blerim Ahmedi, vëllau i “El Cheka-s”, duke shtuar se kohëve të fundit, po dëgjohen edhe video-inçizime, në të cilat dëgjohen zërat e liderit të partisë të BDI-së, me kolegët e tij partiakë, “që tallin, fyejnë dhe shajnë në mënyrën më barbare popullin shqiptar dhe nënat shqiptare”.