Këngëtarja Argjentina Ramosaj kohët e fundit nuk është parë të jetë aktive në muzikë.

Pas një pauze të gjatë, këngëtarja është rikthyer fuqishëm me një projekt të ri, shkruan lajmi.net.

“Hush” titullohet kënga më e re nga Argjentina për të cilën ka bashkëpunuar me Cricket dhe e sjell në gjuhën angleze.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Ylli Limani, ndërsa për muzikën është përkujdesur Cricket Music.

Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni projektin e ri të argjentinës të cilin nuk preferoi ta sjellë me videoklip.