A jeni në dilemë se cilën fotografi ta postoni në Instagram? Së shpejti nuk do të jeni.

Aplikacioni është duke testuar veçorinë e foto-albumeve që i lejon përdoruesit të postojnë deri në 10 fotografi përnjëherë.

Lansimi më i fundit beta për Android sugjeron se kjo veçori së shpejti do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e aplikacionit, transmeton Gazeta Express.

Se si do të mund të duket kjo veçori e foto-albumeve, mund ta shihni në fotot më poshtë të publikuara në Twitter nga Philip Chang.