Aplikacioni WhatsApp më në fund ka prezantuar edhe një shërbim që të gjithë e kanë pritur, duke sfiduar kështu Facebook, Google dhe Apple. Telefonatat përmes videove, tani janë në dispozicion në këtë aplikacion, duke e vënë atë në konkurrencë me Messenger, Duo dhe FaceTime.

Shërbimin e rij që pritej prej muajsh, e njoftoi vetë kompania në një njoftim në blogun e saj.

“Ne jemi duke futur këtë funksion, sepse e dimë se nganjëherë zëri dhe teksti vetëm nuk janë të mjaftueshme.

Nuk ka më mirë se sa kur sheh nipin tuaj të hedhë hapat e parë, ose të shihni fytyrën e vajzës suaj, ndërsa ajo është duke studiuar jashtë vendit”, shkruante WhatsApp.