Reagimet pas vrasjes së afro-amerkanit George Floyd nga një polic në Minneapolis të Amerikës kanë qenë të shumta. Për ngjarjen tronditëse ka reaguar edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila ka postuar në Instagram një thënie të Martin Luther King dhe një cover të revistës Time: Dhe vjen një kohë kur heshtja është tradhti!