Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi 1,216 raste të reja me koronavirus nga 3,761 testime të realizuara.

Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët e fundit 15 pacientë nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3,403 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik sqaron se 111 pacientë fatmirësisht janë shëruar.