Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga Covid-19. Nga kjo Ministri njoftojnë se në 24 orët e fundit shqiptuar 761 gjoba për mbajtjen e maskës.

Nga MPB apelojnë deri te qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga ana e Qeverisë me qëllim ballafaqimin me Covid-19.