DIPLOMATI DUHET TË LARGOHET NGA RMV-ja BRENDA SHTATË DITËVE

Ministria për Punë të Jashtme ka njoftuar se një diplomat në Ambasadën e Rusisë është shpallur “person I padëshiruar në Shkup. Për këtë, konform protokollit diplomatik, është vënë në dijeni Ambasadori i Rusisë në Shkup, Sergej Bazdnikin, I cili është ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme, në pajtim me nenin 9 nga Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, vendosi të shpall një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse si person të padëshiruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse, me ç’rast i është dorëzuar Notë me të cilën kërkohet që diplomati i apostrofuar të lëshojë territorin e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditësh.

Media maqedonase kanë njoftuar se Ambasada ruse në Shkup ka konfirmuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut e kanë shpallur “peson të padëshiruar” një të punësuar në ambasadë. duke shtuar se autoritetet ruse shqyrtojnë ndërmarrjen e masave reciproke.

Maqedonia e Veriut pati marrë masa edhe në vitin 2018 ndaj në “diplomati”, menjëherë pas skandalit të helmimit të Skripalit në Britaninë e Madhe, megjithatë, ky vendim ishte marrë në solidaritet me Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe BE-në. /KlanMacedonia