Komunikacioni nëpër rrugë realizohet pa ndërprerje nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës në grykat malore, njoftoi Lidhja Automote.

Në gjithë territorin e shtetit, siç theksohet, po bie borë me intensitet të ndryshueshëm.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, luginave të lumenjve, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.