Roma ka mposhtur Napolin në shtëpinë e saj duke ua zbehur shanset për titull kampion në Serie A.

Edhe pse vendasit e nisen ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar përmes Lorenzo Insigne në minutën e gjashtë, Roma reagoi shpejt dhe pas vetëm një minute e barazoi rezultatin në 1-1 me anë të Cengiz Under.

Nga ky moment Roma nuk shikoi më prapa dhe me një Edin Dzeko fantastik përmbysi gjithçka. Sulmuesi bonjak shënoi dy herë në minutën e 26-të dhe 73-të për ta çuar në 1-3 rezultatin.

Napolin e deklasoi Diego Perotti kur shënoi 10 minuta para fundit për 1-4.

Mertens realizoi golin e fundit në këtë takim.

Kujtojmë që Napoli e ruan kryesimin në Serie A me 69 pikë, një më shumë se Juventus që ka një ndeshje më pak.