8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Maj, 2026
BallinaSportRonaldo dhe Guardiola bashkë? Zbulohet oferta e çmendur e Al-Nassr, 150 milionë...

Ronaldo dhe Guardiola bashkë? Zbulohet oferta e çmendur e Al-Nassr, 150 milionë dollarë për trajnerin spanjoll

Al-Nassr ka bërë lëvizjen më të papritur të sezonit: klubi nga Arabia Saudite ka kontaktuar Pep Guardiolën për t’i besuar stolin e trajnerit të ri.

Këtë prapaskenë e ka konfirmuar vetë agjenti i tij, Josep Maria Orobitg, i cili saktësoi se kontaktet e para kanë ndodhur përpara se tekniku katalanas të njoftonte zyrtarisht largimin e tij nga Manchester City.

Oferta marramendëse në tavolinë

Sipas gazetës saudioarabe Al-Youm, Al-Nassr i ka ofruar Guardiolës një pagë vjetore prej 150 milionë dollarësh, shifër kjo që do ta bënte atë trajnerin më të paguar në historinë e futbollit. Megjithatë, agjenti i tij i ka hedhur poshtë këto shifra të fryra, duke sqaruar se shuma reale nuk është aq e lartë sa raportohet në media. Ai precizoi se bisedimet e para u zhvilluan rreth një muaj e gjysmë më parë, por pa pasur asnjë angazhim zyrtar apo ofertë të shkruar në letër.

Guardiola: Pushim absolut, jo Arabi

Vetë Guardiola ka dhënë sinjale të qarta se pas lodhjes te Manchester City synon të marrë një vit pushim (vit sabatik) për t’u shkëputur plotësisht nga presioni i stërvitjes. Meqenëse shanset për ta bindur spanjollin po zbehen dita-ditës, drejtuesit e Al-Nassr kanë nisur të shqyrtojnë alternativa të tjera.

Jorge Jesus largohet, vjen Roberto Martínez?

Jorge Jesus, trajneri që sapo shpalli Al-Nassr-in kampion të Arabisë Saudite, ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra. Gjatë deklaratës së tij, ai nuk i kursye ironitë, duke u shprehur se Guardiola “duhet të ndihet i nderuar” nëse e zëvendëson atë — dhe jo e kundërta. Jesus zbuloi gjithashtu se Cristiano Ronaldo kishte luajtur një rol vendimtar në bindjen e tij për të marrë drejtimin e klubit. Në këto kushte, kandidati kryesor për stolin e Al-Nassr po shndërrohet Roberto Martínez. Trajneri aktual i kombëtares së Portugalitë pritet të largohet nga posti i tij menjëherë pas përfundimit të Botërorit 2026, gjë që do të hapte rrugën për një ribashkim të mundshëm me Ronaldon në Lindjen e Mesme.

Ronaldo nuk ndalet, sytë nga Kupa e Botës

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo mbetet lideri absolut i Al-Nassr-it. Skuadra u shpall kampione e Saudi Pro League, ndërsa portugezi e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i ekipit me 27 gola në të gjitha kompeticionet. Tashmë, CR7 ka nisur përgatitjet për Botërorin 2026 si lojtar i Al-Nassr-it. Kalimi i Guardiolës te Al-Nassr mbetet në pikëpyetje të madhe. Edhe pse kontaktet kanë qenë reale, trajneri katalanas duket i vendosur për të qëndruar pushim. Sytë e arabëve tashmë janë kthyer nga Roberto Martínez.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments