Cristiano Ronaldo është mjaft i shqetësuar për moskualifikimin e drejtpërdrejtë të Portugalisë në Kampionatin Botëror. Kështu thonë bashkëlojtarët e tij te Manchester United.

Përfaqësuesja e tij përfundoi e dyta në Grupin A në fazën kualifikuese, që do të thotë se duhet ta sigurojë vizën për në Katar me anë të barazhit.

Për të qenë pjesë e turneut të madh botëror në fund të këtij viti, Portugalia duhet fillimisht ta eliminojë Turqinë dhe pastaj fituesin e duelit ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një prononcim për Eurosport, Fred ka thënë se CR7 është mjaft i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet ekipi i tij kombëtar.