Viti 2017 padyshim se ka qenë një nga më të mirët në karrierën e Cristiano Ronaldos. Portugezi fitoi pothuajse gjithçka me Real Madridin sezonin e kaluar, por veç kësaj ai mori edhe shumë çmime individuale. Ronaldo para pak çasteve fitoi edhe Topin e Artë duke konfirmuar se ishte më i miri në botë për vitin që po e lëmë pas.