Tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht H.P., sekretarin e klubit bullgar në Ohër, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

“Nëpunësit policorë nga SPB Ohër, sot (20.01.2023) pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në koordinim me PThP Ohër për zbardhjen e rastit me sulmin fizk ndaj H.P.(21) nga Ohri, i denoncuar më 19.01.2023 rreth orës 22:30, kanë arrestuar S.K., S.K. dhe I.S. të gjithë nga Ohri. Pas zbardhjes së plotë të rastit deri te prokuroria përgjegjëse në Ohër do të parashtrohet kallëzim penal”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Për këtë rast kanë reaguar edhe krerët shtetëror.