Mbrëmë rreth orës 01:20 në Spitalin e Tetovës është dërguar 23 vjeçari B.B nga Reçica e Madhe me lëndime në kokë dhe trup. Pas kësaj Spitali ka njoftuar Policinë e Tetovës.

Ai ka deklaruar se rreth orës 22:20 në rrugën “Ilindenska” është takuar me personin J. nga Tetova, ndërsa me të kishte qenë edhe një person tjetër i panjohur me veturë të tipit “BMW” me targa të panjohura. Në një moment, personi J me një shufër hekuri e ka goditur disa herë në trup dhe kokë. Pasi që B.B ka rënë në tokë, dy personat kanë vazhduar ta godasin me shqelma në trup. Pas një kohe të shkurtër, me veturë kanë ikur në drejtim të panjour.

Personit B.B i është ofruar ndihma mjekësore dhe është mbajtur në klinikë për trajtim të mëtutjeshëm. Policia e Tetovës po ndërmer masa për gjetjen e personave dhe zbardhjen e plotë të rastit.