James Davies nga Kent i Anglisë, e kishte rrahur brutalisht gruan Charlie Davies derisa e kishte lënë pa ndjenja.

 

Pasi e ka bartur për një kohë para duarsh, 28-vjeçari e ka hedhur në rrugë bashkëshorten katër vite më të re dhe ka filluar ta godasë sërish, transmeton Telegrafi.

Më pas, siç shihet edhe në videon e postuar më poshtë, e ka tërhequr zvarrë nëpër rrugë derisa ka arritur në shtëpi.

“Mblodha forcat dhe vendosa ta publikoj këtë xhirim, pasi besoj se më ndihmon që të bëj përpara dhe ta harroj atë që më ndodhi”, ka thënë viktima lidhur me rastin.

Mësohet se ajo ia ka dalë të ikë nga banesa, me dy sy të nxirë dhe me shumë lëndime në trup, për të shkuar në spitalin më të afërt.

 

Policia e ka arrestuar Daviesin dhe po e mban prapa grilash, derisa të dalë para drejtësisë. /Telegrafi/