Ushtria opozitare siriane ka njoftuar se forcat e saj kanë rrëzuar një aeroplan të regjimit sirian, i cili ka bombarduar qytetin sirian Idlib.

“Avioni i regjimit ishte duke fluturuar ulët gjatë bombardimit mbi Idlib. Ne e kemi goditur me top antiajror 23 mm. Pasi u qëllua e kemi vërejtur se ka ardhur deri tek shkatërrimi. Më pas filloi të bie”, tha zëdhënësi i grupit ushtarak opozitar, Ahraru’Sam Ahmed Karaali.

Guvernatori i provincës turke Hatay Erdal Ata, ndryshe, krahinë e cila shtrihet në kufi me Sirinë, ka konfirmuar se ka marrë raporte se një avion ka rënë afër fshatit Yaylacik, pranë qytetit turk Hatay.