Personi i cili u kritikua më shumë në mesin e protestuesve pasi i “shkuli flokët” deputetes së LSDM-së Radmilla Sheqerinskës, gjatë sulmit në Kuvendin e Maqedonisë, ka mohuar se e ka sulmuar atë.

Ai ka thënë se nuk i vjen aspak keq për atë që ka bërë, pasi sipas tij, ai nuk e ka sulmuar por e ka larguar nga turma.

“Pse t’i marrë falje, pse e hoqa nga turma?”, tha sulmuesi i Sheqerinskës për “TV21”.

Ai poashtu tha se nuk ka fëmijë, në pyetjen nëse është e vërtetë se djali i tij ka vdekur në Vicë, në konfliktin e 2001.