Me lot në sy dhe me zërin që i dridhet. Kështu e fillon rrëfimin e saj Laureta Beqiri, nëna e 23-vjëçarit shqiptar që gjeti vdekjen në një spital fancez. Nëna e tij rrëfen se ka dyshime që Florencin e ka vrarë policia franceze ose të burgosurit.

Ajo thotë se Florenci ka qenë rreth një muaj në burg dhe hera e fundit kur ka folur me djalin ka qenë data 8 dhjetor. Me pas njëherë familjarët kanë folur me një polic të burgut i cili i ka thënë Florenci ka shkuar i dhunuar në spital.

Gjithashtu, nëna e Florencit rrëfen dateja tronditëse ndërsa shprehet se burri i saj e ka gjetur djalin të dhunuar në spital, me fytin e çarë dhe me tela në mish. Ajo hedh dyshime se mjeket francez i kanë hequr tubat e oksigjenit. Ajo shprehet se kërkon drejtësi dhe të zbardhet ngjarja. Po ashtu i bën apel shtetit që të sjellin trupin e Florencit sepse s’kanë mundësi ekonomike.

Ndiqni videon e plotë të rrëfimit të saj.