Organizata patriotike maqedonase, “Rrënjët e forta”  njoftojnë se  nesër përmes një marshi protestues do të kërkojnë të zbardhet në tërësi marrëveshja e arritur në Recicë të Vogel.  

“Cdo heshtje ose marrëveshje e cila nuk është në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë dhe ligjet në fuqi do të jetë motiv që shoqata përmes protestave ti ftojë fajtorët dhe ndaj tyre të kërkoj përgjegjësi. Protesta do të vazhdojnë derisa  të largohen vendimet e dëshme për shtetin e Maqedonisë”, thuhet në njoftim.  

Ata theksojnë se protesta është paralajmëruar disa ditë më parë dhe se nuk janë kundër ndonjë koalicioni, por se kundështojnë shkeljen e Kushtetutës së Maqedonisë. (INA)